RTSH 24 Live

Aktualitet

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, afati për tërheqjen deri më 30 qershor 2025

5 orë para

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, afati për tërheqjen deri më 30 qershor 2025

Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Lajmi është bërë me dije nga Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja i cili sqaroi se afati për tërheqjen e këtij bonusi do të jetë deri në 30 qershor të 2025-ës.

“Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët! Deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19,566 bonuse, nga të cilët:

13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare; 5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë;

Të nderuar pensionistë, ju njoftojmë se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025”, tha Gonxhja.

Bonusi ndahet në dy shkallë, konkretisht: pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, marrin 3-fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh; dhe pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë, marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 100 euro.

/rtsh.al/