RTSH 24 Live

Sociale

Tirana ndriçohet për festat e fundvitit, ndizen dritat e pemëve në sheshin “Skënderbej”

2 orë para

Tirana ndriçohet për festat e fundvitit, ndizen dritat e pemëve në sheshin “Skënderbej”

Tirana është e gjitha e zbukuruar me ngjyrat dhe dritat festive dhe është bërë gati për të festuar Krishtindjet dhe Vitin e Ri.

Në sheshin “Skënderbej” janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve, ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në momentin e ndezjes së dritave, ai iu drejtua qytetarëve të pranishëm, duke thënë: “Gëzuar festat! Sjellshin mbarësi dhe mirësi në të gjithë familjet tuaja. Ju dua shumë! Të rrojë Tirana dhe të rrojë e gjithë Shqipëria”.

Ndryshe nga vitet e tjera, përveç pemës gjigande në Sheshin Skënderbej, përeth saj janë vendosur dhe katër pemë të tjera me përmasa më të vogla.

 

 

/rtsh.al/