RTSH 24 Live

Kosovë

Këshilltari i Kurtit: Serbia ka ndaluar zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb

17/04/2024

Këshilltari i Kurtit: Serbia ka ndaluar zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb
Në foto, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është ndaluar nga autoritetet serbe.

Në një postim në Tëitter, Zulfaj shkruan se Serbia ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë. Sipas tij, vperimet e Beogradit vijnë pasi Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim. Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet”, shkruan ai.

Deklarata e tij vjen në të njëjtën ditë pasi Ministria e Jashtme e Kosovës tha se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

/rtsh.al/