RTSH 24 Live

Aktualitet

Kapet në Kapshticë me 17 mijë euro të fshehur në kamion, nën hetim një 56-vjeçari turk

23/11/2022

Kapet në Kapshticë me 17 mijë euro të fshehur në kamion, nën hetim një 56-vjeçari turk

Një 56-vjeçar turk po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap në pikën kufitare të Kapshticës me 17 mijë euro të padeklaruara.

Paratë u gjetën gjatë kontrollit të kamionit të tij të futura në çantën e dorës dhe në xhup.

Policia kufitare e Kapshticës ka sekuestruar paratë dhe po heton 56-vjeçarin S.A., banues në Adapazar, Turqi.

Ndaj tij rëndon vepra  penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

/rtsh.al/