Sekretariati i Etikës ka përjashtuar 60 ditë nga seancat plenare Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbatrin, pas kaosit në Kuvend në seancën e ditës së hënë. Po ashtu është vendosur përjashtimi me 10 ditë për Edi Palokën, ndërsa janë përjashtuar me 40 ditë 20 deputetët e tjerë, konkretisht: Saimir Korreshit, Lefter Geshtenjës, Luan Baçit, Dashnor Sulës, Agron Gjekmarkajt, Dhurata Çupit, Xhelal Mziut, Ina Zhupës, Zheni Gjergjit, Helidon Bushatit, Lindita Metaliajt, Ramadan Likës, Asllan Dogjanit, Qani Xhafës, Flamur Hoxhës, Isuf Çelës, Kastriot Piroliy, Lodovik Hasanit, Kasem Mahmutajt dhe Edmond Spaho.
Partia Socialiste kërkoi masë disiplinore për 24 deputetët e PD-së pas tensioneve të forta në sallën e Parlamentit, ku deputetët e opozitës nxorën jashtë poltronat e tyre, duke u vënë flakën në shkallët e hyrjes së godinës, veprime që erdhën si reagim për burgosjen e deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Me tensione u shoqërua edhe mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku deputetët e opozitës bllokuan dyert.
/rtsh.al/