Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin ne rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, duke e konsideruar “sulm frikacak”.
Në një postim në X, Rama thekson mbështetjen e Shqipërisë për Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa shkruan se sulmi është në shkelje “flagrante” të së drejtës ndërkombëtare.
“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”, shkruan Rama.
Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) kaq deklaruar se një avion ushtarak goditi rezidencën e ambasadorit në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum. Ushtria sudaneze ka mohuar pretendimet se ata kanë kryer sulmin, në vend të kësaj duke fajësuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).
/rtsh.al/