RTSH 24 Live

Politikë

Përjashtimi i 24 deputetëve të PD nga Kuvendi, Berisha: Rama i tmerruar nga 7 tetori

3 orë para

Përjashtimi i 24 deputetëve të PD nga Kuvendi, Berisha: Rama i tmerruar nga 7 tetori

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që  përjashtoi 24 deputetë të opozitës nga seancat plenare. Në komunikimin nga ballkoni i banesës së tij, pasi ndodhet në “arrest shtëpie”, Berisha tha se vendimi i Sekretariatit të Etikës tregon se kryeministri Edi Rama, sipas tij, po frikësohet nga protesta e thirrur më 7 tetor.

Sot narkoregjimi njëlloj sikur të ishte Maduro i Venezuelës, i tmerruar nga revolta e deputetëve, i lebetitur nga 7 tetori që po afron mori masa ndëshkimore dhe përjashtoi për herë të parë në historinë 32 vjeçare pluralizëm, përjashtoi 24 deputetë nga parlamenti, ndër të cilët përjashtoi kryetarin e grupit parlamentar pasi ka burgosur zv.kryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 22 deputetë të tjerë. Këta anëtarë të organizatës kriminale të Edi Ramës, këta bashkëpunëtorë në krim, në vjedhje dhe trafiqe me atë që panë me sytë e tyre në oborrin e parlamentit e kuptuan se kjo betejë është betejë për jetë ose vdekje, është betejë për triumfin e demokracisë, ligjit dhe Kushtetutës”, tha Berish.

Sekretariati i Etikës përjashto me 60 ditë Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbatrin, 10 ditë Edi Palokën dhe me 40 ditë 20 deputetët e tjerë, konkretisht: Saimir Korreshit, Lefter Geshtenjës, Luan Baçit, Dashnor Sulës, Agron Gjekmarkajt, Dhurata Çupit, Xhelal Mziut, Ina Zhupës, Zheni Gjergjit, Helidon Bushatit, Lindita Metaliajt, Ramadan Likës, Asllan Dogjanit, Qani Xhafës, Flamur Hoxhës, Isuf Çelës, Kastriot Piroliy, Lodovik Hasanit, Kasem Mahmutajt dhe Edmond Spaho.

/rtsh.al/