RTSH 24 Live

Politikë

Hitaj: Në 2030 një vend i Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohet në BE

2 orë para

Hitaj: Në 2030 një vend i Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohet në BE

Gazetari Arbër Hitaj duke cituar median ndërkombëtare dhe kolegët gazetar që ndjekin zhvillimet e procesit të integrimit u shpreh se, së fundmi në Bruksel flitet që brenda vitit 2030 një vend i Ballkanit Perëndimor do të jetë anëtar i Bashkimit Europian.

Hitaj deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini se “po i jepet Shqipërisë një lloji mundësie dhe po shikohet konkretisht që a ka pasur progres apo jo”

“Por një çështje tjetër që është i rëndësishëm dhe duhet të ketë vëmendjen tonë është ajo që po flitet dhe në Bruksel  që deri në vitin 2030 një vend i Ballkanit Perëndimor do të jetë pjesë e Bashkimit Europiane. Për këtë flitet shumë dhe në pikëpamjen tim  mendoj se dhe kryeministri Edi Rama e përmend së fundmi Shqipëria 2030”theksoi ai.

Ajo që më intereson më shumë tha Hitaj, është progresi real që bënë vendi në kuadër të procesit të integrimit.

“Duke ndjekur mendjet ndërkombëtare, për mua ishte një lajm i mirë që Shqipëria është ndarë nga procesi integrimit nga Republika e Maqedonisë, për çështje që nuk lidhen me vendin tonë,  dhe në këtë mënyrë nuk bllokohet avancimi”, tha ai.

 

/rtsh.al/