RTSH 24 Live

Politikë

Tabaku: Dokumenti i paraqitur nga qeveria për Integrimin ka mangësi të mëdha. Opozita s’bëhet pengesë për procesin

3 orë para

Tabaku: Dokumenti i paraqitur nga qeveria për Integrimin ka mangësi të mëdha. Opozita s’bëhet pengesë për procesin

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, njëherazi kryetare e Këshillit të Integrimit, u shpreh se Shqipëria do të duhej të kishte bërë më shumë hapa drejt integrimit në BE. E ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSH ajo bëri përgjegjëse qeverinë, teksa akuzoi se dokumenti i paraqitur për integrimin, sipas saj, kishte mangësi të mëdha.  

Ditën e nesërme publikohet një raport që flet për korrupsionin dhe unë nuk e pranoj fare që ta normalizoj çështjen dhe ta krahasojmë Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit dhe të themi ndodh kudo. Jo nuk ndodh kudo, këtu te ne ndodh më shumë. Mora një shkresë nga kryenegociatoprja që më informonte se më 25 shtator kishte marrë një shkresë të presidencës hungareze për të dorëzuar pozicionin negociues. Unë e trajtova dokumentin politikisht, por dokumenti i paraqitur nga qeveria shqiptare ka mangësi shumë të mëdha. Është një dokuemnt që le vend për shumë interpretime dhe është një dokument deklarativ. Shqipëria e 2024 nuk e ka sot luksin që të ndodhet në stadin deklarativ”, tha Tabaku.

Ajo theksoi se opozita nuk po bëhet pengesë për procesin e integrimit të vendit.

“Opozita sot, me gjithë problemet që ka vendi dhe situatën që ne njohim, nuk bëhet pengesë për procesin e integrimit. Ne e trajtuam politikisht dhe thamë që opozita e mbështet këtë proces dhe trajtuam 6 kolona të rëndësishme, e para janë zgjedhjet. Qeveria thotë që reforma e plotë zgjedhore do të bëhet pas 2025,pra për 11 vite me radhë dështojmë të kemi një reformë të plotë zgjedhore. Mbajtëm një qëndrim për zbatimin e Gjykatës Kushtetuese. Është rasti Xhaçka në 3 raste, por janë edhe një sërë vendimesh të tjera të Gjykatës Kushtetuese që kanë prishur balancën e pushteteve. Mbajtëm një qëndrim sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe shkeljes së marrëveshjes së stabilizim asocimit, për pastrimin e parave për krimin e organizuar dhe skandalet e fundit që kanë dalë për lidhjen e krimit me policinë e politikën dhe mbajtëm një qëndrim sa i përket situatës në PD dhe ruajtjes dhe paanësisë në proceset zgjedhore duke patur parasysh që sot në PD kemi një situatë ku kemi një koleg që ndodhet në qeli pse ka bërë një denoncim”, theksoi Tabaku.

/rtsh.al/