RTSH 24 Live

Aktualitet

Këshilli i Ministrave emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve

3 orë para

Këshilli i Ministrave emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve

Ilir Binaj do jetë drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024: V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të   ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Lajmi në zhvillim

 

/rtsh.al/