RTSH 24 Live

Kulturë

Kamel Daud fiton çmimin e madh të letërsisë franceze me librin "Hyri"

04/11/2024

Kamel Daud fiton çmimin e madh të letërsisë franceze me librin "Hyri"

Çmimi më prestigjioz për letërsinë franceze, Gokur (o. Goncourt), iu dorëzua të hënën autorit algjerian Kamel Daud (o. Daoud).

Shkrimtari u vlerësua për librin "Hyri" (o. "Houris"), i cili është i ndaluar në vendlindjen e tij, pasi shkel një nen të Kartës për Paqe dhe Pajtim Kombëtar dhe duke trajtuar çështjen e luftës civile në dekadën 1992–2002, prek "plagët e një tragjedie kombëtare". Gjatë asaj periudhe pati dhjetëra mijëra jetë të humbura nga përplasjet e ushtrisë algjeriane me grupet islamike.

"Kjo është ëndrra juaj, e paguar me vitet e jetës tuaj. Për babain tim të ndier. Për nënën time, që është ende gjallë, por që nuk mban mend asgjë. Nuk ka fjalë për t'ju thënë realisht 'falemnderit'," shkroi Daud në rrjetin social "X".

54-vjeçari konsiderohet një figurë e rëndësishme e debateve publike në Francë. Ai lindi në vitin 1970 në qytetin algjerian të Mostaganemit dhe ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar për "Le Quotidien d'Oran" dhe ka kontribuar me shkrime për "Le Point".

"'Hyria' kurorëzon një arritje për Akademinë Gokur, një libër ku lirika ndeshet me tragjedinë, i jep zë vuajtjeve që lidhen me një periudhë të errët të historisë së Algjerisë, sidomos për gratë. Kjo novelë tregon se si letërsia, me lirinë e vet për të ekzaminuar realitetin dhe dendurinë emocionale, hap një shteg të ri të kujtesës kundrejt narrativës historike të popullit," u shpreh Filip Klodel, shkrimtar dhe president i Akademisë Gokur.

Po të hënën fitoi Çmimin Renodo (o. Renaudot) për letërsinë edhe këngëtari e shkrimtari ruandano-francez, Gaël Faje (o. Faye) për librin "Jacaranda", published by Grasset."

Nga heshtja në përballje

"Hyria" ka në qendër "dekadën e errët" të Algjerisë. Njëzet vjet pas fundit të luftës, historia ndahet në dy pjesë – nga hija në dritë, nga heshtja në përballje. Në fillim është monologu i 26-vjeçares Obe, një shenjë në formën e një buzëqeshjeje përqark qafës së saj, duke i folur fëmijës që po mban në bark. Ajo nuk do ta lindë atë në një vend ku i kanë marrë gjithçka, thotë ajo. Ajo takon një shofer dhe punonjës librarie, i cili e merr në makinë dhe gjatë rrugës e çon në fshatin ku një natë u kryen masakra. Njohuritë e tij për luftën civile janë gati enciklopedike, aq sa ngjan si i çmendur. /AFP

/rtsh.al/