Një performancë energjike që elektrizoi skenën në Pallatin e Kongreseve kanë dhuruar grupi ukrainas, Kalush Orchestra. Ata performuan këngën "Stefania" me të cilën morën trofeun e çmimit të parë në Eurovision 2022.
Në fund të performancës që ngriti në këmbë të gjithë spektaorët në sallë, ata nuk harruan të falënderojnë Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës.
Kujtojmë se për shkak të luftës, Ukraina nuk do të jetë vendi pritës i Eurovision 2023, teksa është përcaktuar që Festivali të mbahet në Liverpool.
/rtsh.al/