RTSH 24 Live

Politikë

Kallëzimet mbi abuzimet me pronat e ushtrisë, Artur Meçollari paraqitet sërish në SPAK

15/03/2023

Kallëzimet mbi abuzimet me pronat e ushtrisë, Artur Meçollari paraqitet sërish në SPAK

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari është paraqitur sërish këtë të mërkurë (15 mars) në SPAK brenda një jave.

Sipas informacioneve paraprake, Meçollari do të japë shpjegime lidhur me kallëzimin që ka depozituar në mars të 2021 ndaj disa zyrtarëve të lartë, ish-shefin e  Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçakun, ish-ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçkën dhe Presidentin aktual të Republikës, Bajram Begajn, për abuzimet, sipas tij, me pronat e ushtrisë.

Meçollari u paraqit edhe më 9 mars në organin më të lartë hetimor. Po ashtu, më 9 mars, në të njëjtën ditë me Meçollarin në SPAK u paraqit dhe deputeti Kollçaku, i cili qëndroi përreth tre orë brenda Prokurorisë së Posaçme. Pas Kollçakut, në SPAK u paraqit më 13 mars dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka për të dëshmuar si person në dijeni për çështjen e privatizimit të pronave të ushtrisë. Në një prononcim të shkurtër për media, Ministrja u shpreh se u thirrur nga SPAK pas akuzave të opozitës për privatizimin e pronave të ushtrisë.

Denoncimi nga Meçollari u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë, të cilat, sipas tij, i janë dhënë privatit jashtë kritereve ligjore.

/rtsh.al/