RTSH 24 Live

Politikë

Privatizimi i pronave të ushtrisë, Olta Xhaçka thërritet në SPAK

13/03/2023

Privatizimi i pronave të ushtrisë, Olta Xhaçka thërritet në SPAK

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të hënë (13 mars) në SPAK, për të dëshmuar si person në dijeni për çështjen e privatizimit të pronave të ushtrisë. Në një prononcim të shkurtër për media, vetë Ministrja deklaroi se është thirrur nga SPAK pas akuzave të opozitës për privatizimin e pronave të ushtrisë.

"Jam thirrur për akuzat që ka bërë opozita në adresë të Ministrit të Mbrojtës, kur kam qenë në atë detyrë. Unë jam në dispozicion . Për këtë kemi punuar që drejtësia të na mbajë në dispozion”, tha Xhaçka.

Më 9 mars, SPAK thirri deputetin socialist Bardhyl Kollçakun për të njëjtën ccështje, atë të pronave të ushtrisë. Në mars të 2021-shit, Artur Meçollari, ish-zëvendës shefi i forcave detare kallëzoi në SPAK të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-Ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin aktual të Republikës, Bajram Begaj përpos Kollçakut, për abuzimet, sipas tij, me pronat e ushtrisë.

Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit, sot Presidenti Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK do ta thërrasë kreun e shtetit si person në dijeni për të dhënë shpjegime.

Denoncimi nga Meçollari u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë, të cilat, sipas tij, i janë dhënë privatit jashtë kritereve ligjore.

/rtsh.al/