Radio Televizioni Shqiptar mbështet talentet në muzikë dhe i fton ato të bëhen pjesë e Junior Fest. Aplikimet vijojnë deri më 25 gusht.
Ana Kodra, fituesja e parë e këtij eventi , u zgjodh të jetë imazhi i spotit dhe nxitësja e talenteve të reja. Së bashku me Bojken Lakon, drejtorin e programeve në Radio Tirana ishin të ftuar në rtsh 24 ku zbuluan strategjitë e reja të këtij eventi.
Pjesëmarrja dhe fitorja në festivalin e fëmijëve i hapi Anës rrugët e karrierës ku ka marrë disa kontrata në shtetet e Bashkuara të Amerikës
Fituesi i Junior Fest do të jetë edhe përfaqësuesi i ardhshëm i Shqipërisë në Eurovizion Junior që do të mbahet në Francë.
Gazetar Kreshnik Mersinllari
/RTSH/