Për të parën herë në histori, shkencëtarët e universitetit të Kiotos në Japoni kanë arritur të ndërtojnë një satelit prej druri. Mjeti, në formën e një kuboidi dhe i realizuar nga druri i manjolës, pritet t’i dorëzohet javën e ardhshme agjencisë japoneze hapësinore Jaxa. Në muajin shtator ai do të dërgohet në hapësirë përmes një rakete Spacex që do të lëshohet nga qendra hapësinore Kenedi në SHBA me destinacion stacionin hapësinor ndërkombëtar. Pasi të arrijë në destinacion, sateliti do të lëshohet nga moduli eksperimental i stacionit hapësinor për të testuar fuqinë dhe jetëgjatësinë e tij.
Përmes të dhënave që shkencëtarët do të marrin nga sateliti do të kontrollohet nëse ai mund të përballojë ndryshimet e mëdha të temperaturës si dhe nëse do të ketë probleme të tjera me të, u shprehën kërkuesit e universitetit të KIotos, të cilët thonë se pasi sateliti të ri hyjë në atmosferën e tokës, materiali I tij I drunjtë do të digjet, dhe me këtë do të shmangen pjesët e metalit që zakonisht lëshohen nga një satelit kur ky I fundit kthehet zakonisht në tokë.
Pjesë e metalit kanë një ndikim negativ tek mjedisi dhe telekomunikacioni, prandaj krijuesit e satelitit me brinjë 10.16 centimetra thonë se bota tashmë duhet të fillojë të përdorë drurin për krijimin e satelitëve. Ndërkohë në një tjetër zhvillim, një raketë që transportonte një satelit të sofistikuar realizuar nga agjencia evropiane e hapësirës dhe ajo japoneze, u nis të martën nga Kalifornia me një mision për të hetuar rolin që retë mund të luajnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Sateliti I quajtur Earthcare do të lëvizë rreth tokës s për një periudhë trevjeçare.
/RTSH/