RTSH 24 Live

Botë

Izraeli vonon lirimin e të burgosurve palestinez, pas dorëzimit kaotik të pengjeve nga Hamasi

9 orë para

Izraeli vonon lirimin e të burgosurve palestinez, pas dorëzimit kaotik të pengjeve nga Hamasi

Hamasi dorëzoi tre izraelitë dhe pesë pengje tajlandeze në Gaza, por Izraeli vonoi lirimin e pritshëm të të burgosurve palestinezë pas skenave kaotike në një nga pikat e dorëzimit, ku turma të mëdha u vërshuan rreth pengjeve të liruar.

Pengjet e liruar dukeshin të frikësuar teksa përpiqeshin të kalonin nëpër një turmë të madhe njerëzish, ndërsa militantët e armatosur i dorëzuan ato në Kryqin e Kuq.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se pamja e dorëzimit të tyre mes turmave të shumta ishte tronditëse dhe kërcënoi me vdekje këdo që lëndonte pengjet. Ai u kërkoi ndërmjetësve që të sigurojnë që skena të mos përsëritet.

Një total prej 110 të burgosurish palestinezë pritej të liroheshin si pjesë e marrëveshjes, por një zyrtar izraelit tha se autobusët që transportonin të arrestuarit ishin udhëzuar të ktheheshin në burgje si përgjigje ndaj dorëzimit kaotik dhe se kjo skenë të mos përsëritej më.

Hamasi, të cilin Izraeli është zotuar se do ta zhdukë, ka ende një prani të fortë në Gaza, pavarësisht bombardimeve prej më shumë se 15 muajsh dhe vrasjes së liderit të tyre, Yahya Al-Sinwar.

Rreth 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 250 pengje u rrëmbyen në sulmin e Hamasit në Izrael, sulmi i vetëm më i përgjakshëm ndaj hebrenjve që nga Holokausti. Përgjigja ushtarake e Izraelit ka vrarë më shumë se 47,000 palestinezë, ndërsa popullsia palestineze po përballet me mungesa të mëdha të barnave, karburantit dhe ushqimit.

/rtsh.al/