RTSH 24 Live

Botë

Sllovakia drejt deportimit të ukrainasit, akuzohet për grusht shteti

7 orë para

Sllovakia drejt deportimit të ukrainasit, akuzohet për grusht shteti

Policia sllovake do të deportojë një shtetas ukrainas që dyshohet se paraqet ‘kërcënim për grusht shteti”.

Sipas një raporti të nxjerrë nga autoritetet sllovake dhe mediat e këtij vendi por edhe shefja e policisë Jana Maskarova, bëhet e ditur se dëbimi pritet duhet të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Aktualisht shtetasi ukrainas ndodhet në Policinë e Jashtme dhe Kufitare, ku po vijon procedura administrative e përjashtimit”, tha ajo.

Raportet tregojnë se agjencia sllovake e inteligjencës SIS (Slovenská Informačná Služba) do të publikonte një raport mbi "grusht shteti" në një mbledhje të komitetit të mbrojtjes. Megjithatë, dokumenti u klasifikua si sekret.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i tha agjencisë së lajmeve Interfax-Ukraine se Ambasada e Ukrainës në Sllovaki vendosi shpejt kontakte me personin e ndaluar dhe familjen e tij.

Zyrtarët konsullorë po ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe po koordinohen me avokatin e tij personal.

Ne theksojmë nevojën që pala sllovake të respektojë të drejtat dhe interesat ligjore të qytetarit ukrainas. Ambasada e Ukrainës në Sllovaki tashmë ka kontaktuar me autoritetet sllovake për të sqaruar arsyet e ndalimit”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës.

/rtsh.al/