RTSH 24 Live

Botë

Situata kaotike në Gaza-Kryqi i Kuq: Lirimi dhe dorëzimi i pengjeve të bëhet i sigurt

7 orë para

Situata kaotike në Gaza-Kryqi i Kuq: Lirimi dhe dorëzimi i pengjeve të bëhet i sigurt

Pasi lirimi i pengjeve u shndërrua në një situatë kaotike në Khan Younis Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka kërkuar që dorëzimi i pengjeve të realizohet në mënyrë të sigurt.

 “Ne jemi të lehtësuar që më shumë njerëz janë kthyer në mënyrë të sigurt në shtëpi. Megjithatë, kushtet e sotme nënvizojnë rëndësinë që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjet e tyre dhe të sigurojnë që operacionet të zhvillohen në një mënyrë të sigurt dhe dinjitoze. Siguria e këtyre operacioneve duhet të garantohet dhe ne kërkojmë përmirësime në të ardhmen”, u shpreh presidentja e KNKK Mirjana Spoljaric.

Gjatë transferimit, mijëra palestinezë të zemëruar sulmuan furgonët që mbanin pengjet, duke e kthyer në një situatë katoike për automjetet e Kryqit të Kuq dhe duke i vendosur në një situatë të vështirë  pengjet Arbel Yehoud dhe Gadi Mozes, si dhe pesë shtetas tajlandezë të rrëmbyer më 7 tetor 2023.

Izraeli u përgjigj duke vonuar lirimin e 110 të burgosurve palestinezë për disa orë derisa të garantonte  që skena të tilla nuk do të përsëriteshin.

Në përputhje me pozicionin e neutralitetit të agjencisë, KNKK nuk fajëson asnjë palë për situatën.

Përpara çdo transferimi, KNKK u thekson palëve rëndësinë e garantimit të sigurisë së të gjithë personave të përfshirë, veçanërisht atyre që lirohen. KNKK nuk kontrollon kohën e lëshimit, vendin apo mjedisin përreth. Detajet dhe logjistika përcaktohen nga vetë palët”, thotë organizata.

/rtsh.al/