RTSH 24 Live

Sociale

Italiani që u dashurua me Përmetin, historia e Xhorxho Bondit që jeton në qytetin e luleve

17/04/2024

Italiani që u dashurua me Përmetin, historia e Xhorxho Bondit që jeton në qytetin e luleve

Xhorxho Bondi u gjend në tokën shqiptare, atëherë kur ajo ishte me e nxehtë se kurrë, e një pjesë digjej e përflakej në Kosovë, e pjesa tjetër Shqipëri përballonte mbijetesën e kombit.

Djaloshi nga veriu i Italisë në atë kohë vetëm 21- vjeçar, por me shpirt human ishte ndër të shumtë të huaj që ishin rreshtuar krah vullnetarizimit dhe humanizmit dhe njerëzve të vuajtur nga një luftë e padrejtë.

Pasi ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës në Përmet dhe Shqipëri, Xhorxho ka një ftesë dhe këshillë publike për të gjithë të huajt, që ta frekuentojnë turizmin shqiptar e veçanërisht atë në jug të vendit me larminë dhe ofertën turistike që ofron Përmeti, Gjirokastra dhe gjithi jugu i  vendit.

Xhorxho Bondi italiani i shqiptarizuar që me punën dhe idetë e tij është një shembull unikal që tregon  se vendi ynë është një atraksion dhe mundësi jo vetëm për vendasit por dhe për të huajt.

Është shembulli se Shqipëria është një vend miqësor për të huajt, të cilët e bëjnë atë më të bukur dhe të larmishme, më të dashur e joshëse, për ta zgjedhur jo vetëm si vend të vizitueshëm, por dhe të jetueshëm.

RTSH