RTSH 24 Live

Aktualitet

Italia i dhuron Shqipërisë 2 anije, Vengu: Do pasohet nga 2 veprime të tjera, mbrojmë kufirin detar

7 orë para

Italia i dhuron Shqipërisë 2 anije, Vengu: Do pasohet nga 2 veprime të tjera, mbrojmë kufirin detar

Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së popullit italian, duke shtuar kapacitetet në angazhimin e përbashkët të dy vendeve për forcimin e sigurisë kufitare dhe luftën kundër trafiqeve dhe kontrabandës.

Në fjalën e tij në ceremoninë e dorëzimit të dy anijeve të klasit “Vedeta 2000”, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri me dije se ky është vetëm akti i parë i dhurimit, pasi do të pasohet nga dy veprime të tjera, dy njësi lundruese për rojen bregdetare dhe një njësi luftarake për forcën detare.

Vengu theksoi se, anijet e dhuruara nga Italia, do të luajnë një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e kufirit detar, ruajtjen e sigurisë së shtetasve shqiptarë e italianë dhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

Akt dhurimi, është akti i parë i dhurimit të dy anijeve lundruese, i cili do pasohet nga dy veprime të tjera, dy njësi lundruese për rojen bregdetare dhe një njësi luftarake për forcën detare. Ky akt, është vazhdimësi e përbashkët e dy qeverive për luftën kundër trafiqeve dhe forcimin e sigurisë kufitare.

Këto anije do luajnë një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e kufirit detar, ruajtën e sigurisë së shtetasve shqiptarë dhe italianë, si dhe të turistëve që vizitojnë bregdetin tonë”, deklaroi Vengu.

/rtsh.al/