RTSH 24 Live

Sociale

Injeksioni i ri me 100% mbrojtje nga HIV, Harxhi: Lajm i mirë, por mund të rrisë sjelljet e rrezikshme

31/07/2024

Injeksioni i ri me 100% mbrojtje nga HIV, Harxhi: Lajm i mirë, por mund të rrisë sjelljet e rrezikshme

Një injeksion që aplikohet me dy doza në vit për të parandaluar HIV-in mund të ndryshojë në mënyrë dramatike rrjedhën e një epidemie që ka çuar në vdekjen e më shumë se 40 milionë njerëzve që nga vitet 1980.

Lajmi historik u bë publik në Kongresin e AIDS që u mbajt në Munich së fundmi ku injeksionet e kryera na mbi 5 mijë gra e vajza të moshës 16-25 vjeç që jetonin në Afrikë dhe Ugandë rezultuan 100% efektive në parandalimin e transmetimeve të reja të HIV-it.

Nga studimi klinik i zhvilluar në Afrikë në mbi 5 gra tek të cila u implementua kjo metodë e re, që është një mjekimi parandalues para ekspozimit , pra konkretisht bëhet fjalë për një injeksion me dy doza në vit me një nga barnat antiretroviral dhe falë kësaj , të gjithë ata që e kanë marrë këtë pavarësisht ekspozimit të tyre nuk janë infektuar nga HIV krahasuar me grupet e tjera të kontrollit përdornin ilaçe të tjera. Ky lajm i jashtëzakonshëm bëri që studimi të mbyllej menjëherë dhe çdo person që mori pjesë në grupin e kontrollit në funksion të hetimit të injeksionit përfitoi nga kjo terapi”, tha infeksionisti në QSUT, Arjan Harxhi.

Skemat parandaluese para ekspozimit ose PREP siç quhen ndryshe, ka disa vite që qarkullojnë në botë në formën e tabletave por ndryshe nga këto të cilat edhe mund të neglizhoheshin nga përdorimi I përditshëm, injeksioni me dy doza në vit sjell akses më të madh dhe siguri më të lartë për shkak të formulës së fuqishme që ai zotëron në parandalim.

“Injeksioni është dy herë në vit gjë që nxit rritjen e aksesit si dhe është shumë i fuqishëm”, shtoi mjeku.

Por a mund të rriten sjelljet e rrezikshme seksuale nga ky injeksion?

“Në parim po, e rrit pasi çdo profilaksi i e PREP( parandalimi paraekspozimit) e rrit riskun, pasi presupozohet që personi që e merr PREP nuk mbrohet nga infeksionet e tjera seksualisht te transmetueshme, pra nuk aplikon metoda të tjera të mbrojtjes  siç është kondomi dhe për këtë arsye ekziston rreziku të ekspozohesh nga infeksione të tjera. Dhe kjo është parë edhe në praktikë, që tek këta persona është rritur rreziku për sifiliz apo SST të tjera . Për këtë arsye është ridizenjuar protokolli I PREP dhe është futur përveç antiretroviralit edhe një antibiotic siç është toksiciklina për të ulur rrezikun e infeksioneve bakteriale”, tha mjeku.

Ajo që bën të vështirë këtë risi për t’u shtënë në dorë nga masa janë kostot e larta.

“Skema për mjekimin e një personi  për një vit mund të shkojë në 40 mijë dollar, një shifër kjo shumë e lartë për vendet me ekonomi jot ë zhvilluar”, tha ai.

Injeksioni është ende në fazë studimi për meshkujt dhe pritet të aprovohet si medotë e aplikimit të profilaksisë para ekspozimit.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/