RTSH 24 Live

Sociale

Infeksionet virale/ Mjekja: Pacientët t’i drejtohen mjekut të familjes, jo vetëm urgjencës! Mos abuzoni me antibiotikët

23/02/2023

Infeksionet virale/ Mjekja: Pacientët t’i drejtohen mjekut të familjes, jo vetëm urgjencës! Mos abuzoni me antibiotikët

Infeksionet virale janë ende në qarkullim, por jo në fluks të pamenaxhueshëm siç ndodh shpesh në pediatrinë e QSUT. Mjekët pediatër nëpër lagjet e Tiranës kanë një numër në normë vizitash, ndërsa e quajnë të pajustifikueshëm dyndjen e pacientëve drejt spitalit.

Mjekja Makbule Naipi thotë se më i madh është paniku i njerëzve se sa sëmundshmëria.

Fatkeqësisht antibiotikët, thotë mjekja, gjatë gjithë kësaj periudhe kanë vijuar të përshkruhen me tepri.

Sipas mjekëve kjo gjëndje virale do të vijojë deri në mes të muajit mars ndaj ata apelojnë për mbajtje të kontakteve me mjekët e familjeve edhe gjatë orëve të natës, në qendrat shëndetësore ku shërbimi është 24 orë.

/rtsh.al/