RTSH 24 Live

Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë

05/05/2023

Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 7 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.

Në rast se ata gjenden fajtorë nga gjykata, do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Seanca e radhës, ku SPAK do të lexojë pretencën, do të zhvillohet më 18 maj  në orën 9.

Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit, ka përfituar rreth 3.7 milionë euro ryshfet për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit. Kërkesa për gjykim u lexua nga prokurori Arben Kraja, ndërsa i pranishëm ishte dhe prokurori Klodian Braho. GJKKO rrëzoi edhe kërkesën për bashkimin e çështjes me atë të Fierit.

/rtsh.al/