RTSH 24 Live

Politikë

Ilir Meta vijon sulmet dhe fyerjet ndaj Altin Dumanit: Edhe nga burgu do ta shkrij SPAK-un

17/04/2024

Ilir Meta vijon sulmet dhe fyerjet ndaj Altin Dumanit: Edhe nga burgu do ta shkrij SPAK-un

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar të sulmojë edhe sot Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe drejtuesin e saj, Altin Dumanin.

Teksa i është referuar reagimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka dalë në krah të SPAK-ut dhe kundër sulmeve ndaj tij, Ilir Meta tha se e mbështet reagimin e SHBA-ve.

Në fjalën e tij para mediave, Ilir Meta nuk reshti së sulmuari kreun e SPAK-ut, Altin Dumanit, se ky i fundit sipas Metës ka hapur hetimet për dosjen ÇEZ-DIA.

Madje Meta tha se Dumani sipas tij, i ka dërguar njerëz që të largohet jashtë vendit se po hetohet për dosjen ÇEZ-DIA.

Mbështes plotësisht deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të KLP-së. Besoj se dje ua sqarova se si është krijuar KP-ja.

E para, kërkoj ndjesë të gjithë prokurorëve të SPAK-ut që nuk janë si Dumani sepse e kam thënë edhe për z. Berisha që ka si Dumani por ka edhe prokuror dhe prokurore që luftojnë krimin, që luftojnë korrupsionin. Nuk ka njeri në prokurori se çfarë mbështetje i kam dhënë Arben Rakipit.

Po i them tani Dum-Dumanit, tre herë që të del ty te Metamorfoza, ke përmendur emrin tim që po më heton mua për ÇEZ-DIA dhe ke çuar edhe njerëz që të më mbushin mendjen që të iki unë nga Shqipëria.

Po pse legen si puna jote jam unë që të dridhet goja. Çfarë prokurori je ti? Gjurmon vjehrrën time ti? Të marrësh peng vjehrrën time, familjen time? Dhe kujton se do të marrësh partinë e Lirisë që t’ia çosh atij torollakut”, u shpreh Meta me tone të ashpra ndaj kreut të SPAK-ut.

Ilir Meta ka theksuar se edhe nga burgu do ta shpërbëjë SPAK-un siç tha ai para gazetarëve.

Po pse nuk nxorëm mësime me Lulushët ne që të lëmë lulushët këtu dhe çimkaxhinjtë dhe çimkaxheshat  e tua që i përdor për të asgjësuar pluralizmin politik në Shqipëri. Po pse more palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt dhe amerikanëve të tu si Adriani dhe McGonigali. Po Ilir Meta nga burgu do ta shpërbëjë atë celulë kriminale që është atje, o palaço. Hajde dil në televizor me mua, po deshe të flasësh për politikë, si flet ti në emër të SPAK-ut. Po SPAK-un prandaj e bëmë që çdo prokuror të ketë përgjegjësinë e tij.

Të kanë thënë amerikanët të më fusësh mua në burg! Po kur të duash ti! Edhe amerikanët e tu! Ballafaqohemi këtu dhe në Amerikë! Prandaj thirri mendjes, reflekto, thellohu! Nuk të mbron dot ty, as KLP-ja, as Zoti nëse shkel Kushtetutën. Ky nuk është kërcënim por është këshilli që po të jepet”, tha Meta.

/rtsh.al/