Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me mbështetës të kësaj force politike në Kozani, Greqi.
Sipas tij, ende në diasporë ka një numër shumë të madh të bashkatdhetarëve tanë që duhet të regjistrohen dhe duhet të votojnë dhe se është shumë e rëndësishme që të trokasim derë më derë.
Balla theksoi se momenti historik në të cilin ndodhet Shqipëria kërkon angazhimin e të gjithëve në rrugën drejt anëtarësimit në BE në mënyrë që ta shohim veten jo pas Greqisë, por krah saj.
”Shqipërinë, anëtare të Bashkimit Evropian mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama. Kaq. Dhe prandaj është shumë i rëndësishëm që ky progres i arritur deri tani mos na shkojë dëm. Se ne i kemi ndarë punët në Shqipëri. Njëri që është për të rregulluar quhet Edi Rama. Për të prishur kemi njërin te ballkoni,” deklaroi Balla në takimin me mbështetësin e Partisë Socialiste në Kozani të Greqisë.
/rtsh.al/