RTSH 24 Live

Kronika

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë drejtuesi 31-vjeçar, plagoset pasagjeri

01/07/2022

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë drejtuesi 31-vjeçar, plagoset pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Nga policia mësohet se drejtuesi i mjetit 31-vjeçari A. Sh ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen. I dëmtuar ka mbetur pasagjeri A. B i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

/rtsh.al/