Në Monako të Francës është hedhur shorti i Ligës së Kampioneve për sezonin 2024-2025. Në shortin e hedhur pasditen e sotme UEFA ka bërë të ditur ndryshimet në ndeshjet e skuadrave që do të përballen këtë sezon. Por cilat janë ndryshimet?
Liga e Kampionëve ka pësuar një rinovim drastik përpara sezonit 2024/25, ku numri i ndeshjeve në formatin e ri rritet nga 125 në 189.
Faza e parë e Ligës së Kampioneve tashmë do të përfundojë në fund të janarit ndryshe nga sa ndodhte më parë në muajin dhjetor, ndërsa në kalendarin e futbollit do të ketë javë të dedikuara ekskluzivisht për Ligën e Kampionëve kur nuk luhen gara të tjera evropiane.
Fituesit do të kenë luajtur 17 ndeshje në të gjithë kompeticionin, ndërsa ndeshjet e luajtura të martën, të mërkurën dhe të enjten në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane do të bëhen normalja e re.
Duke marrë numrin total të skuadrave nga 32 në 36 në Ligën e Kampionëve, ndryshimi më i madh do të shohë një transformim nga faza tradicionale e grupeve në një fazë të vetme të ligës duke përfshirë të gjitha ekipet pjesëmarrëse.
Secilit klub tani do t'i garantohen një minimum prej tetë ndeshjesh në fazën e kësaj lige kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm (katër ndeshje në shtëpi, katër jashtë) në vend të gjashtë ndeshjeve të mëparshme kundër tre skuadrave, të luajtura në shtëpi dhe jashtë.
Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në fazat e eliminimit, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e nëntë deri në vendin e 24-të do të garojnë në një play-off me dy ndeshje për të siguruar një vend në 16-shen e fundit të kompeticionit. Ekipet e renditura në vendet 25-36 eliminohen nga të gjitha garat.
Vazot
Vazo 1: Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter Milan, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Barcelona
Vazo 2: Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Atalanta, Juventus, Benfica, Arsenal, Club Brugge, Shakhtar Donetsk, AC Milan.
Vazo 3: Feyenoord, Sporting Lisbonës, PSV Eindhoven, Dinamo Zagreb, Red Bull Salzburg, Lille, Red Star Beograd, Young Boys, Celtic.
Vazo 4: Slovan Bratislava, Monako, Sparta e Pragës, Aston Villa, Bologna, Girona, Stuttgart, Sturm Graz, Brest.
Secila skuadër do të luajë kundër dy skuadrave të ndryshme nga secila vazo, duke luajtur një ekip në shtëpi dhe një jashtë. Ekipet do të luajnë tetë ndeshje kundër tetë skuadrave të ndryshme.
Kur dalin datat e ndeshjeve?
Kalendari me datat e ndeshjeve do të publikohet të shtunën më 31 gusht.
Sa skuadra mund të përballeni nga çdo vend?
Në fazën e ligës, skuadrat nuk mund të përballen me kundërshtarë nga vendi i tyre dhe mund të përballen maksimumi me dy skuadra nga i njëjti vend.
Kur janë ndeshjet e fazës së Ligës së Kampionëve 2024/25?
Ndeshja 1: 17-19 shtator 2024
Ndeshja 2: 1/2 tetor 2024
Ndeshja 3: 22/23 tetor 2024
Ndeshja 4: 5/6 nëntor 2024
Ndeshja 5: 26/27 nëntor 2024
Ndeshja 6: 10/11 Dhjetor 2024
Ndeshja 7: 21/22 Janar 2025
Ndeshja 8: 29 janar 2025
Kur janë fazat e eliminimit të Champions League 2024/25?
Play-off-et e raundit eliminator janë më 11/12 shkurt dhe 18/19 shkurt 2025
Raundi i 16-të: 4/5 mars dhe 11/12 mars 2025
Çerekfinalet: 8/9 prill dhe 15/16 prill 2025
Gjysmëfinalet: 29/30 prill dhe 6/7 maj 2025
Finalja: 31 maj 2025
Ku do të mbahet finalja e Champions League në 2025?
Finalja e sezonit 2024/25 e UEFA Champions League do të zhvillohet në Mynih në stadiumin “Allianz Arena” më 31 maj 2025.
/rtsh.al/