RTSH 24 Live

Ekonomi

Hekurudhat shqiptare, BE financon ripërtëritjen e linjave të mëparshme

16/02/2025

Hekurudhat shqiptare, BE financon ripërtëritjen e linjave të mëparshme

Një program ambicioz synon të rikthejë pjesën më të madhe të linjave hekurudhore  që ishin mënyra kryesore e transportit në Shqipëri për pjesën më të madhe të shekullit të kaluar. Rindërtimi dhe modernizimi i hekurudhave do ta bënte transportin në Shqipëri më të gjelbër, në të njëjtën kohë që do të përmirësonte lidhjet me vendet fqinje dhe rrjetin hekurudhor evropian.

Plani aktual është i fokusuar në rindërtimin dhe modernizimin e seksioneve hekurudhore midis Durrësit dhe Tiranës (duke përfshirë një lidhje të re me aeroportin e Tiranës), Vorë dhe Han i Hotit (afër kufirit me Malin e Zi), Durrës dhe Rrogozhinë, dhe Rrogozhinë – Pogradec. Ai gjithashtu do të krijojë një lidhje të re ndërkufitare me Maqedoninë e Veriut.

Agjenci të Komisionit evropian të angazhuara me aftësimin e vendit që të bëjë rindërtimin dhe mbajtjen e sistemit modern të hekurudhave bëjnë të ditur marrëveshjen e arritur me Komisionin Evropian, BEI dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një plan veprimi që siguron këtë kriter. 

Miratimi i tij nga Komisioni Evropian zhbllokoi një grant shtesë investimi prej 136 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor për linjën hekurudhore Vorës - Hanit i Hotit dhe lejoi marrjen e kredive nga BEI dhe BERZH për të njëjtën linjë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, HSH do të rindërtojë dhe modernizojë më shumë se 75% të 425 km të hekurudhave të saj në dekadën e ardhshme.

Përveç përfitimit praktik, Bashkimi Evropian sheh në ripërtëritjen e segmentit hekurudhor Durrës- Qafëthanë realizimin e transportit hekurudhor evropian drejt Lindjes, duke mbështetur financiarisht arritjen e tij.

Sipas DW, rindërtimi i kësaj linje bëhet edhe më i ndjeshëm për Bashkimin Evropian në kushtet kur një tjetër linjë hekurudhore rajonale Selanik Serbi është financuar nga Kina dhe përshkon Ballkanin pa kaluar nga Shqipëria.

/rtsh.al/