RTSH 24 Live

Ekonomi

Mungesë tregu për bimët mjekësore në Kukës, grumbulluesit kërkojnë mbështetje

18/02/2025

Mungesë tregu për bimët mjekësore në Kukës, grumbulluesit kërkojnë mbështetje

Mbarimi i punës për mbledhjen e bimëve medicinale nga banorët që jetojnë në njësitë administrative të Kukësit përfundon me dëllinjën në muajin janar. Ndërkohë fillon sfida e grumbulluesve të cilët në këtë periudhë po hasin vështirësi të shumtë për shkak të mungesës së tregut. 

Gazmend Koldashi një nga grumbulluesit e bimëve mjekësore, tregon se industria e grumbullimit të bimëve është goditur dhe nga rënia e euros. Ata kërkojnë më shumë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë në këtë periudhë ku të gjithë bimët i kanë të mbetura stok.

“Shpresojmë që këtë vit të ketë ritëm më të lartë të grumbullimit të bimëve dhe të shitjeve të tyre. Nga Ministria e Bujqësisë kërkojmë të kemi subvencione, të investohet në dhoma frigoriferike”, tha Koldashi.

E gjithë puna e grumbullimit të bimëve medicinale nis me bimën e agulices e përfundon me mbledhjen e dellisë. Të mbledhura në Bjeshkë e te veçuara për cilësinë nga të ardhurat që marrin me shitjen e bimëve shumë familje sigurojnë jetesën.

Gazetar: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/