RTSH 24 Live

Ekonomi

Hekurudha Tiranë-Durrës, gati tenderi për ndërtimin e stacioneve përgjatë linjës

06/03/2024

Hekurudha Tiranë-Durrës, gati tenderi për ndërtimin e stacioneve përgjatë linjës

Hekurudha Shqiptare (HSH) njoftoi se tenderi për stacionet që do të ndërtohen përgjatë linjës së re mes Tiranës dhe Durrësit do të hapet gjatë marsit, njofton Monitor.

“Stacionet janë si më poshtë: Durrës – Shkozet – Sukth – Vorë – Kashar (rikonstruksion total i stacioneve ekzistuese), Universiteti Epoka/Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë (tërësisht të rinj) dhe zona pranë Spitalit Hygeia është stacioni i fundit i projektit në zbatim e sipër.

Stacioni i 9-të dhe i 10-të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë (PTT) deri te Bulevardi i Ri. Konkretisht, në zonën e Spitalit Ushtarak dhe në Bulevardin e Ri. Po mendohet të shtohet edhe një stacion i 11-të në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” – Bulevardi i Ri” do të konfirmonte në një intervistë për “Monitor” Gentian Liko, administrator i Hekurudha Shqiptare.

Projekti ka një kosto totale të vlerësuar prej 90.3 mln euro. BERZH do japi 49.569 mln euro, BE dhe WBIF 40.7 milionë euro, qeveria shqiptare 16.1 mln euro, Iniciativa Italiane për Europën Qendrore 0.5 mln euro dhe fondi special i aksionarëve të BERZH 0.4 mln euro.

 

/ rtsh.al /