Me një rritje të investimeve arabe dhe një trend pozitiv të shkëmbimeve tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më tërheqëse.
Gjatë një Forumi Biznesi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, e oraganizuar nga AIDA, u diskutua për eksplorimin e sektorëve të rinj për të investuar në Shqipëri.
Gjatë forumit, Drejtoresha Ekzekutie e AIDA-S, Laura Plaku, solli një panoramë më të qartë të Shqipërisë për investitorët Arabë që ishin prezentë në Forum.
“Shqipëria ka njohur një trend rritës të zhvillimit ekonomik. Ndërtimi, turizmi apo dhe energjia janë ndër sektorët të cilët vendi ynë po i jep vëmendjen e duhur. Deri në shtator, Shqipëria mirëpriti rreth 9.7 milionë turistë, duke e kthyer në një sektor tërheqës për investimet e huaja”, u shpreh Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-S
Sipas të dhënave nga INSTAT, shkëmbimet tregtare mes 2 vendeve kanë patur ecuri pozitive, ku përgjatë vitit të shkuar, volumet tregtare arritën në 43 milionë euro, ndërsa investimet e huaja në gjysmën e parë të vitit arritën 52 milionë euro.
/ rtsh.al /