RTSH 24 Live

Botë

Grabitja e ndihmave në Gazë, SHBA: Duhet zhbërë Hamasi, Autoriteti Palestinez të marrë kontrollin

19/11/2024

Grabitja e ndihmave në Gazë, SHBA: Duhet zhbërë Hamasi, Autoriteti Palestinez të marrë kontrollin

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Mattheë Miller ka deklaruar se se një forcë e re qeverisëse dhe e sigurisë e udhëhequr nga Palestinezët duhet të zëvendësojë Hamasin në Gazë.

Duke folur për grabitjen e autokolonave të ndihmave humanitare në Gazë, Miller ka thënë se siguria mund të krijohet vetëm nga një forcë e re që mund të zëvendësojë Hamasin.

Teksa SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar kanë nxitur Autoritetin Palestinez që të luajë këtë rol, ideja është hedhur poshtë plotësisht nga kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili shpesh e ka krahasuar PA-në me Hamasin.

Netanjahu tha në fillim të kësaj jave se ai ka udhëzuar IDF-në që të dalë me zgjidhje të reja për të siguruar shpërndarjen e sigurt të ndihmës.

Në një konferencë shtypi, Miller kritikon grabitjet e përsëritura të autokolonave të ndihmave, duke thënë se ata që qëndrojnë pas veprimeve po largojnë ndihmën nga civilët që kanë nevojë dëshpërimisht për të.

SHBA po punon me Izraelin për të gjetur zgjidhje të përkohshme për të adresuar plaçkitjen që është intensifikuar pasi IDF ka pakësuar gradualisht praninë ushtarake të Hamasit në Gaza, duke përfshirë aftësinë e grupit terrorist për të ruajtur sigurinë e brendshme, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Me kërkesë të SHBA-së, Izraeli hapi rrugë të reja për dërgimin e ndihmave brenda Gazës me qëllim shmangien e rrugëve të shënjestruara nga grabitësit.

Megjithatë, një rast i mëpasshëm i plaçkitjes thuhet se përfundoi duke ndodhur në një nga këto rrugë të reja. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të kujdesshme që të mos thonë se Hamasi qëndron drejtpërdrejt pas grabitjes së ndihmave, ndërsa Izraeli ka këmbëngulur vazhdimisht që grupi terrorist të heqë pjesën më të madhe të ndihmës që vjen.

"Në fund të fundit, ju nuk do ta zgjidhni përfundimisht këtë problem pa fundin e luftës dhe vendosjen e një autoriteti të ri qeverisjeje dhe sigurie brenda Gazës”, tha Miller.

/rtsh.al/