RTSH 24 Live

Aktualitet

Goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën, 31-vjeçari dërgohet te Trauma pasi u dhunua nga protestuesit

06/12/2022

Goditi me grusht në fytyrë Sali Berishën, 31-vjeçari dërgohet te Trauma pasi u dhunua nga protestuesit

Gert Shehu është personi i cili goditi me grusht në fytyrë kreun e PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha. Sikurse mund të shihet edhe në foto, 31-vjeçari duket i gjakosur pasi u godit nga protestuesit e tjerë, të cilët iu bashkuan Berishës në protestën e thirrur prej tij.

Shehu është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës pasi ka pësuar lëndime të shumta si pasojë e goditjeve të marra nga protestuesit e tjerë. 31-vjeçari do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë nëse ka dëmtime të rënda. 

Sakaq, dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi më 16 gusht të këtij viti, ai është diagnostikuar me “Çrregullim psikotik i papërcaktuar".

/rtsh.al/