RTSH 24 Live

Serbi

Gjuriç: Në OKB do të kërkojë formimin e Asociacionit

29/10/2024

Gjuriç: Në OKB do të kërkojë formimin e Asociacionit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, tha se në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Serbia do t’i kërkojë bashkësisë ndërkombëtare “zero tolerancë” ndaj politikave të Qeverisë së Kosovës në Veri që synojnë, sipas pretendimeve të tij, “spastrimin etnik të serbëve”.

Në një prononcim për media, Gjuriç ka potencuar se gjatë seancës ku do të shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut në Kosovë do të kërkojë edhe zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjuriç njoftoi ndër të tjera se gjatë seancës do të flasë, siç pretendoi ai, për të “burgosurit politikë” në Kosovë.

“Kemi 86 të burgosur politikë serbë, shumë prej të cilëve janë të burgosur politikë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Njerëz të cilët janë paraburgosur në mënyra jashtëgjyqësore”, ka shtuar ai.

 

/rtsh.al/