RTSH 24 Live

Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën për mossekuestrimin e apartamentit të ish-kryebashkiakut Goro

3 orë para

GJKKO rrëzon kërkesën për mossekuestrimin e apartamentit të ish-kryebashkiakut Goro

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 m2, që iu sekuestrua si pronë e Jorgo Goros pranë Gardës në kryeqytet. 

Sipas SPAK-ut, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, por biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim, ndaj iu drejtua GJKKO-së për heqjen e sekuestros.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili e ka rrëzuar.

Për Jorgo Goron, prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burgim dhe konfisikimin e apartamentit. 

Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, si dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/