RTSH 24 Live

Sport

Gjithçka në RTSH/ Nis kategoria e Parë, 11 gola të shënuar. Ja rezultatet e 6 sfidave të para

24/08/2024

Gjithçka në RTSH/ Nis kategoria e Parë, 11 gola të shënuar. Ja rezultatet e 6 sfidave të para

Pas “Abissnet Superiore” ka starton këtë të shtunë (24 gusht) edhe Kategoria e Parë, ku të gjithë sportdashësit do e ndjekin atë ekskluzivisht në ekranin e RTSH.

Kategoria e Parë dhuroi mjaft emocione ku në  6 duelet e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë, u shënuan 11 gola.

Flamurtari i Vlorës e ka nisur me humbjen duke iu dorëzuar skuadrës mike të Burrelit.

Gjithashtu në transfertë ka fituar dhe Besa  e Kavajës.

Ndërkohë që Vora, Kukësi dhe Pogradeci bënë detyrën në shtëpi, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. 

Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Korabit dhe Lushnjës. 

REZULTATET:

VORA – APOLONIA 1-0

Kasalla 31′

KUKËSI – ERZENI 1-0

Beshiraj 78′

FLAMURTARI – BURRELI 1-2

Fernando 21′  / Ferruku 30′  , Hoti 49′

VALBONA – BESA 0-2

Indio Oliveira 64′ , A. Farruku 74′ (autogol)

KORABI – LUSHNJA 0-0

POGRADECI – KASTRIOTI 3-1

Panadiç 24′, Pengu 72′, Piu 86′ / Ajazi 76′

 

/rtsh.al/