RTSH 24 Live

Politikë

Akti Normativ, Vëngu: Siguron rritje të investimeve dhe rishpërndarje të të ardhurave

12/09/2024

Akti Normativ, Vëngu: Siguron rritje të investimeve dhe rishpërndarje të të ardhurave

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, deklaroi në Kuvend se përmes Aktit Normativ të qeverisë për ndryshimin e buxhetit për vitin 2024 sigurohet një rritje e investimeve dhe një rishpërndarje e të ardhurave. Vëngu listoi 5 shtylla që do të preken nga ky ndryshim i buxhetit, teksa përmendi si të parën rritjen e pagave për personelin civil dhe ushtarak. Ministri bëri me dije se rritja do të jetë e përshkallëzuar nga 7% deri në 22%, ku përparësi do të kenë gradat e ulëta.

“Përtej faktit që buxheti i mbrojtjes vjen në rritje në përputhje të angazhimit tonë përkundrejt aleancës. Disa risi në fushën e mbrojtjes, shtylla e parë ka të bëjë me rritjen e pagave të personelit civil dhe ushtarak, përshkallëzuar nga 7% deri në 22%, duke i dhënë përparësi gradave të ulëta. Kemi edhe një politikë rishpërndarje të të ardhurave publike drejt atyre që kanë më shumë nevojë. Sigurojmë që personeli i specializuar  ushtarak të kenë një shpërblim sa më dinjitoz”, tha ai.

Si shtyllë të dytë, Ministri përmendi ringritjen e industrisë së mbrojtjes përmes krijimit të agjencisë së industrisë së mbrojtjes dhe themelimit të shoqërisë shtetërore KAYO. Po ashtu, Vëngu shtoi se përmes këtij Akti Normativ do të bëhet edhe likuidimi i detyrimeve të  të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake të Poliçanit, Mjekësit dhe Gramshit. Shtylla e tretë ka të bëjë me rritjen e  investimeve për modernizimin e strukturave të Forcave të Armatosura, teksa shtylla e katërt ka të bëjë me përballimin e shpenzimeve për qytetarët e prekur dhe dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore.

Shtylla e dytë ka të bëjë me ringritjen e industrisë së mbrojtjes ku parashikohet një investim domethënës për krijimin e agjencisë së industrisë së mbrojtjes dhe themelimin e shoqërisë shtetërore KAYO. Këto dy ente do të jenë elementët kryesorë të rijetëzimit të industrisë ushtarake. Akti normativ mundëson likuidimin 100% të detyrimeve prej 15 vitesh të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake të Poliçanit, Mjekësit dhe Gramshit, duke sjellë një frymëmarrje financiare për pushtetin vendor. Shtylla e tretë ka të bëjë me rritjen e  investimeve për modernizimin dhe rritjen e gatishmërisë operacionale të strukturave të FA dhe vijimin e kontributit në misionet e përbashkëta. Shtylla e katërt ka të bëjë me Mbrojtjen Civile dhe konkretisht me përballimin e shpenzimeve për qytetarët e prekur dhe dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore në të gjithë vendin. Shtylla e pestë ka të bëjë me përballimin e shpenzime të shtuara për medikamente, materiale ortopedike, shërbime spitalore në Spitalin e Traumës ku kemi edhe mbulimin e shërbimeve shëndetësore për personelin ushtarak”, tha Ministri.

/rtsh.al/