Gërmimet në kalanë e Bashtovës e vendosur në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit kanë zbuluar gjetje të reja arkeologjike që i përkasin periudhës otomane të shekullit të XVIII. Gjetjet përfshijnë disa gjyle të përmasave të ndryshme si dhe materiale qeramike të së njëjtës periudhë.
Zbulimi i tyre u bë gjatë gërmimeve dhe restaurimit të kalasë së Bashtovës në kuadër të programit EU4Culture.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se këto gjetje të reja arkeologjike hapin dritare të reja mbi historinë e monumentit.
Në Kalanë e Bashtovës po punohet gjithashtu për identifikimin e shtresave kulturore të monumentit si dhe për kontrollin e çarjeve vertikale në pika të ndryshme të tij.
“Jo vetëm gërmimet e mëtejshme, por edhe dokumentimi dhe studimi i materialeve të gjetura do të na japin përgjigje më të sakta lidhur me këto gjetje”, thotë Margariti.
Gjetjet në kalanë e Bashtovës
Sendet e gjetura në këtë monument ruhen në Muzeun Kombëtar në Tiranë.
Kalaja e Bashtovës është unike në llojin e saj pasi është e vetmja kala në Ballkan e ndërtuar në fushë në fshatin e Vile-Bashtovës. Nga kalaja mund të vëzhgoni bregdetin që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.
Kalaja e Bashtovës ruhen si një monument kulture nga shteti shqiptar.
Gjetjet në kalanë e Bashtovës
/rtsh.al/