RTSH 24 Live

Kulturë

Ekspozita “Letra nga ferri” paraqet përvojën e të burgosurve politikë të regjimit komunist

4 orë para

Ekspozita “Letra nga ferri” paraqet përvojën e të burgosurve politikë të regjimit komunist

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në bashkëpunim me Muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” organizuan këtë të enjte (6 shkurt) ekspozitën “Letra nga Ferri”.

Ekspozita sjell para publikut një nga periudhat më të errëta të historisë shqiptare, dhunën dhe terrorin e burgjeve politike gjatë regjimit komunist.

Është një mënyrë tjetër e mirë reflektimi, por edhe një mundësi e mirë për të ecur përpara. Dhe në shkollë apo dhe në universitete, kjo periudhë duhet të jetë e trajtuar në kurrikulat mësimore”, tha Pjerin Mirdita, Drejtori Muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”.

Në tërësi, shoqëria shqiptare ishte e marrë peng brenda një hapësire të kontrolluar me tela me gjemba”, tha Çelo hoxha, Drejtor ekzekutiv, Instituti për Krimet e Komunizmit.

Ekspozita paraqet një dimension të thellë njerëzor të përvojës së të burgosurve politikë përmes letrave dhe dokumenteve autentike që përfaqësojnë rezistencën e tyre shpirtërore dhe intelektuale përballë një regjimi shtypës.

Nëna ka shkuar, ka bërë lutjet dhe ka thënë, unë po i fal, por ti Krisht mos i fal”, tha Elena Zorba e bija e Zef Zorbës.

"Letrat janë dokumente mbi regjimin e asaj kohe, mbi përceptimet e të burgosurve në atë kohë”, tha Ergys Mërtiri, kurator i ekspozitës.

Ekspozita krijon për vizitorët përjetimin e emocioneve, vuajtjet dhe shpresat e atyre që përjetuan ferrin e burgjeve komuniste. Në qendër të saj janë fjalët e të burgosurve si dëshmi të shkruara të një qëndrese që tejkaloi torturat dhe dhimbjen.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/