RTSH 24 Live

Sport

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Bejkush Birçe, ish-trajneri i Kombëtares

30/06/2024

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Bejkush Birçe, ish-trajneri i Kombëtares

Futbolli shqiptar në zi. Në moshën 87-vjecare është ndarë nga jeta për shkak të problemeve shëndetësore ikona e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe.

Si një nga emrat e mëdhenj të futbollit, Birçja dha një kontribut të madh si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.

Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.

Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi 18 ndeshje në vitet ’90 kuqezinjtë, në një periudhë të vështirë për vendin.

Për shkak të problemeve shëndetësore, Bejkush Birçe ishte larguar nga opinioni publik, por hera e fundit që u shfaq me zë e figurë ishte në ekranin e Radiotelevizionit Shqiptar.

Homazhet për Bejkush Birçen do të zhvillohen ditën e hënë në ambientet e stadiumit kombëtar, duke nisur nga ora 11:00.

/rtsh.al/