RTSH 24 Live

Ekonomi

Fundviti në Elbasan me çmime të arsyeshme, tregtarët: Të njëjta si gjatë vitit

30/12/2024

Fundviti në Elbasan me çmime të arsyeshme, tregtarët: Të njëjta si gjatë vitit

Në tregun e fruta-perimeve të Elbasanit, çmimet nuk kanë pësuar rritje këtë fundvit.

Tregtarët janë kujdesur që t'i mbajnë ato të njëjta si gjatë gjithë vitit. 

"Çfarë çmimi të rrisim ne! E marrim lakrën 60 lekë dhe e shesim 70 lekë. / Të moshuarit kanë ikur jashtë vendit sivjet. Nuk është në interesin tim ta ngre çmimin. Sa më i ulët të jetë çmimi, aq më shumë shitje ke," thonë dy tregtarë.

Për qytetarët, miku i tryezës mbetet gjeli i detit siç e ka tradita, por të vjetrit kujdesen që të sjellin dhe gatimet tradicionale elbasanase.

Edhe pse për disa pensionistë mund të jetë pak e vështirë, sërish shumë prej tyre zgjedhin ta mbushin tavolinën sipas traditës për të gëzuar fëmijët dhe nipërit e tyre.

"Aty-aty janë çmimet, si vitin e parë edhe sivjet," thotë një qytetare.

Ndërrimi i viteve në Elbasan po shoqërohet nga një mori aktivitetesh kulturore të zhvilluara nga bashkia e Elbasanit për të krijuar atmosferë festive për të gjithë qytetarët.

/rtsh.al/