Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e Shkodrës, njihet si ndër zonat me pjellore për produktet bujqësore, por edhe një fshat që e ka traditë të hershme blegtorinë.
Fermerët kanë nisur që të mbjellin tokat e papunuara, kjo falë situatës së mirë pa përmbytje që kaluan në këto dy vitet e fundit.
Por ajo që po i penalizon është infrastruktura rrugore. Ata thonë se rruga është amortizuar së tepërmi dhe kjo gjë nuk i favorizon siç duhet mjetet e tonazhit të rëndë për të transportuar drejtë Shkodrës prodhimet e tyre.
"Jemi i vetmi katund këtu që nuk ka emigruar kund. Punojmë e jetojmë të tërë këtu. Sikur të bëhet edhe kjo 1 km rrugë do e shpëtonte këtë lagje. / Të gjitha makinat që janë blerë kanë mbaruar, amortizatorët, gomat..." thonë dy banorë të zonës.
Fshati Goricë me 40 shtëpi në Anën e Malit, për disa vite me radhë izolohej në raste përmbytjesh.
Banorët e fshatit historikisht janë marrë me bujqësi dhe toka është burimi i vetëm i jetesës së tyre.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/