RTSH 24 Live

Rajon

Formimi i ZSO, Vuçiq bisedë telefonike me Sholz: Kosova iu shmang detyrimeve

13/05/2024

Formimi i ZSO, Vuçiq bisedë telefonike me Sholz: Kosova iu shmang detyrimeve

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Sholz (Scholz) në lidhje me situatën në Kosovë dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Vuçiq u shpreh se Prishtina po shmang detyrimet për formimin e komunave me shumicë serbe.

Kancelarin Solac e informova në detaje për situatën pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj të pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e ZSO-së”, tha Vuçiq.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq bëri me dije se me kancelarin gjerman ka shkëmbyer gjithashtu mendime “për të gjitha çështjet delikate në kontekstin e ngjarjeve aktuale globale, dhe veçanërisht për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rrugën evropiane të vendit tonë".

/rtsh.al/