RTSH 24 Live

Letërsi

Fondi i Përkthimit Letrar, Qëndra e Librit dhe e Leximit shpall 6 veprat fituese

29/05/2024

Fondi i Përkthimit Letrar, Qëndra e Librit dhe e Leximit shpall 6 veprat fituese

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj” ku shpallën 6 vepra fituese.

Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, u shpreh se ky fond synon promovimin e letërsisë shqipe përtej kufijve dhe se përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera vijon të mbetet një prioritet.

“Nga viti në vit, numri i interesit shtohet për këtë fond, i aplikimeve dhe i hartës së shtëpive botuese të huaja që aplikojmë në këtë fond është më i gjerë.

.Kësaj thirrjeje iu përgjigjën 12 shtëpi botuese për përkthimin e veprave të autorëve tanë përkatësisht në gjuhët (italisht, serbisht, kroatisht, greqisht, spanjisht, maqedonisht, anglisht dhe rusisht).

Nga 12 aplikime, juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha, dhe profesor Blendi Lamin vlerësoi për t'u mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit 6 autorët dhe veprat.

Ylljet Alicka, Maklena Nika, Namik Dokle, Arian Leka, Manjola Nasi dhe Artur Spanjolli janë emrat që do të flasin në greqisht, italisht, spanjisht, kroatisht dhe maqedonisht.

Mes fituesve janë  breza të ndryshëm autorësh nga ata të afirmuarit deri tek të rinjtë.

/rtsh.al/