RTSH 24 Live

Sociale

Fluks pacientësh në qendrat shëndetësore verore - Mbi 8400 vizita në tre javë , 23 % janë turistë

24/06/2024

Fluks pacientësh në qendrat shëndetësore verore - Mbi 8400 vizita në tre javë , 23 % janë turistë

Mbi 8400 pushues vendas dhe të huaj kanë kërkuar ndihmë pranë 34 qendrave shëndetësore vendore që nga fillimi i sezonit turistik .

Sipas të dhënave që ofron Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në totalin e shërbimeve , 23% e zënë ato për turistët e huaj të cilët janë asistuar në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.

Ka vetëm tre javë që ka nisur zyrtarisht sezoni turistik dhe qendrat shëndetësore verore janë përballuar me një fluks prej mbi 8400 vizitash nga pushues vendas dhe të huaj. 23% e shërbimeve shëndetësore janë marrë nga turistët. Sipas Jeta Dedës nga Operatorit I shërbimeve shëndetësore mbi 150 raste janë referuar në spitale ndërsa Skënder Brataj nga urgjenca kombëtare thotë 20 autoambulanca qëndrojnë të stacionuara në zonave terren të vështirë.

Për ndihmë më të specializuar  drejt spitaleve Urgjenca Kombëtare ka pozicionuar 20 autoambulanca të cilat rrinë në gatishmëri.

“Kuptohet që numri i popullsisë do të jetë shumë herë më i madh ku infrastruktura nuk është ajo e duhura që të përshtatet për qarkullimin e lirshëm ndaj ne për këtë qëllim i lëmë këto ambulanca pranë Qendrave Spitalore së bashku me personelin që të mbërrijnë sa më shpejt tek aksidentet apo atje ku është e nevojshme”, u shpreh për RTSH-në Skënder Brataj

Drejtoresha e Përgjithshme Organizimi i Shërbimit Shëndetësor, Jeta Dedës u shpreh se kemi rreth 50 referime në urgjencën Kombëtare dhe rreth  107 për spitalet rajonale.

Sipas operatorit shërbimet kanë përfshirë edhe ndërhyrjeve të vogla.

“Kemi pasur raste me mbi 1400 vizita të kryera , mikro-kirurgji” u shpreh Drejtoresha Deda.

Për shkak të fluksit, operatori i ka kërkuar ministrisë së shëndetësisë të shtojë edhe një qendë shëndetësore në verilindje me qëllim mbulimin e nevojave të pushuesve.

 

/rtsh.al/