Mbi 20 të moshuar në bashkinë e Finiqit, i drejtohen c'do ditë një lokali privat për të kaluar kohën e lirë. Në ambjentet e jashtëm të lokalit, në trotuar, ata qëndrojnë ulur nëpër karrike për të kaluar disa orë argëtuese duke konsumuar në shoqërinë e njëri-trjetrit kafen ose çajin që duhet t'i paguajnë. Mungesa e hapësirave apo qoftë edhe e një qende sociale pë të moshuarit në bashkine e Finiqit, është një problem egzistues prej vitesh. Të moshuarit kërkojnë më tepër vëmendje sidomos tani, që jemi në kohë pandemie.
“Mblidhemi këtu për të kaluar kohën e lirë. Në finiq nuk ka akoma një qendër për të moshuarit ndaj jemi të detyruar të qëndrojmë nëpër lokale. Ky është një problem për ne, pasi tani është dimër por edhe në behar keq është”, tregon një i moshuar.
“Ne qëndrojmë këtu disa orë për të luajtur domino dhe letra. E kemi si të vetmen mundësi për të kaluar kohën e lirë. I respektojmë të gjitha masat për covidin që të mbahemi të shëndetshëm, pasi mosha jonë është më e rrezikuara”, pohon një tjetër i moshuar.
Sipas statistikave të fundit të shtypit gjerman, popullsia e Shqipërisë dikur më e reja në europë me moshën mesatare 27 vjeçare, po plaket me ritme të shpejtë duke e cuar moshën mesatare në 37 vjeç. Një arsye më tepër kjo, që të merren masat e duhura për lehtësimin më shumë të jetës së moshës së tretë.