RTSH 24 Live

Sociale

Një rast me dizenteri në një kopsht në Laç, nis dezinfektimi i ambienteve

21 orë para

Një rast me dizenteri në një kopsht në Laç, nis dezinfektimi i ambienteve

Një rast me dizenteri është zbuluar në një kopsht në qytetin e Laçit. Bëhet me dije se fëmija kishte shfaqur temperaturë për disa ditë dhe më pas është dërguar në spitalin e QSUT, ku pas analizave ka rezultuar i prekur nga dizenteria.

Në përgjigje të situatës, bashkia ka ngritur një grup pune dhe ka nisur dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.

Ndërkohë, Shëndeti Publik njofton se ka marrë mostra për analiza, dhe rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve.

/rtsh.al/