RTSH 24 Live

Sociale

Rritet ndërgjegjësimi për kryerjen e testimit për HIV/AIDS në Korçë, asnjë rast pozitiv

14/02/2025

Rritet ndërgjegjësimi për kryerjen e testimit për HIV/AIDS në Korçë, asnjë rast pozitiv

Korça renditet ndër qarqet me shifrat minimale të të prekurve nga HIV/AIDS por edhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST) ndër vite. 

Sipas të dhënave, nga viti në vit, numri i testimeve ka ardhur në rritje. Kështu nga 375 testime të kryera në 2016, vitin që lamë pas u kryen 640 të tilla, gati një dyfishim i shifrave.

Qendra e Testim Këshillimit për HIV/AIDS dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme punon vazhdimisht me fushata sensibilizuese në popullatë dhe në institucionet arsimore ndërsa apeli që vjen nga Institucionet shëndetësore është për më shumë kujdes dhe kontrolle periodike për parandalimin e infektimit.

Në fokus janë kryesisht grupet e riskut si nënat shtatzëna, përdoruesit e drogave të injektushme si dhe pjesëtarë të komuniteteve rome e egjiptiane.

Ndërsa janë femrat ato që kryejnë testimet më të shpeshta.

Gazetare: Geralda Manushi  

/rtsh.al/