RTSH 24 Live

Sociale

Shkurti, piku i virozave, qytetarët në Librazhd të sensibilizuar për vaksinim

22 orë para

Shkurti, piku i virozave, qytetarët në Librazhd të sensibilizuar për vaksinim

Muaji shkurt ka arritur kulmin e virozave kryesisht në moshat pediatrike dhe të treta në Librazhd, pa përjashtuar këtu dhe rastet e të sëmurëve kronikë. Fluksi ditor i pacientëve në qendrat shëndetësore shkon deri në 4 raste në ditë.

Bluzat e bardha apelojnë për kujdes të shtuar.

Ajo që kërkojmë është diagnostifikimi i hershëm dhe ndërgjegjësimi i banorëve për masat parandaluese të virozëve sikurse përdorimi i maskave, përdorimi i medikamenteve me kriter sidomos mos abuzimi me antibiotikët”, apelon mjeku, Shyqyri Zogolli.

Pacientët janë paraqitur në qendrat shëndetësore me simptoma si temperaturë e lartë, ndërlikime në rrugët e frymëmarrjes, diarre e të vjella. Moshat e treta kanë qenë më të ndërgjegjësuar për të bërë vaksinën e gripit dhe nuk kanë pasur ndërlikime të shëndetit.

Por përgjithësisht fushata e vaksinimit ne Librazhd ka qenë e suksesshme.  

Moshat e treta kanë pasur favor pasi janë më të ndërgjegjësuar për të kryer vaksinën ndaj gripit dhe ka dhënë dhe rezultatet e duhura. Këtë vit kemi qenë më mirë më vaksinimin", tha mjeku.

Ndryshe nga Elbasani, në qytetet e vogla të qarkut vërehet një sensibilizim më i madh pwrsa i takon personave që këshillohen tek mjeku i familjes apo bëhen pjesë e fushatave të vaksinimit.

/rtsh.al/